Nën dyshimet për mashtrim tatimor, autoritetet franceze kryen të martën bastisje në disa banka në Paris. Dyshohet se mashtrimi fiskal mund t’u ketë kushtuar qeverive më shumë se 100 miliardë euro.
Nga Zyra e Prokurorisë Financiare të Francës thanë se bastisjet, të cilat filluan në orën 9:30 të mëngjesit dhe ishin ende duke vazhduar në mesditë, kishin në shënjestër katër banka franceze dhe një bankë ndërkombëtare, të dyshuara për pastrim parash dhe mashtrim fiskal.
Societe Generale, BNP Paribas, dega e BNP Paribas, Exane, Natixis dhe gjiganti bankar britanik HSBC dyshohen për pastrim e mashtrimi tatimor. Për më tepër, BNP dhe Exane dyshohen për mashtrim të rëndë tatimor, hetimet janë nisur qysh në dhjetor 2021, shkruan DW.