Në më pak se 1 orë në “Adjarabet Arena” të Batumit, vendasit gjeorgjianë të udhëhequr nga superylli i momentit Kvicha Kvaratskhelia do të presin “vikingët” e Norvegjisë, në ndeshjen e tyre të parë në rrugëtimin drejt Kampionatit evropian të futbollit, “Euro 2024”.
Për ndeshjen e parë të eleminatoreve, tekniku i Gjeorgjisë, Willy Sagnol ka vendosur të përdorë një formacion disi defensiv, teksa i ka rreshtuar lojtarët me formulën 3-5-2. Në portë Mamardashvili e para tij Kvirkvelia, Kashia e Tabidze. Në krahët e mesfushës janë pozicionuar Kakabadze e Azarovi, ndërsa qendra i besuar treshes Davitashvili, Kvekveskiri e Aburjania. Ndërkaq, gjithë sytë e fubolldashësve do të jenë fokusuar nga sulmi ku ja pozicionuar “bomberi” i Metz, Georges Mikautadze e “superylli” i Napolit, Kvicha Kvaratskhelia.
Në krahun tjetër për të gjetur pikët e para në këto kualifikuese tekniku Stale Solbakken ka vendosur të përdorë skemën 4-3-3, ku në portë është pozicionuar veterani Nyland. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Meling e Petersen, me Ostigard e Strandberg, që mbulojnë qendrën. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Aursnes, Berg e Odegaard, ndërsa “tridenti” i sulmit përbëhet nga Elyounoussi, Sorloth e Solbakken. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: