Një video e minatorëve në Kongo duke u përpjekur të shpëtojnë të tjerët që ishin bllokuar brenda një miniere të shembur, është bërë virale kudo.
Aksidentet e minierave janë të shumta në vendin gjigant të Afrikës Qendrore, veçanërisht në zona të vogla si ai në provincën e Kivu-së Jugore që u shemb të shtunën pas shiut të dendur.
Videoja tregon një burrë të ulur në anën e një shpati të pjerrët rrënojash, duke gërmuar me një lopatë. Një minator del nga rrënojat ndërsa njerëzit brohorasin nga gëzimi. Minatori më pas shihet duke gërmuar me duar nëpër rrënoja.
Më pas del një tjetër minator, pastaj një tjetër, dhe brenda dy minutash 9 burra dalin të gjallë. Mungesa e procedurave të sigurisë dhe pajisjeve të duhura janë shkaku i shembjeve të shpeshta të tunelit në minierat kongoleze.
/abcnews.al