Kualifikueset Euro 2024: Polonia fiton “qyl” ndaj Shqipërisë, Franca dhe Holanda bëjnë detyrën

schedule08:22 - 28 Mars, 2023

schedule 08:22 - 28 Mars, 2023

Janë luajtur mbrëmjen e djeshme 8 sfidat kualifikuese të Euro 2024, ku në fushë u futën dhe yjet e kombëtares shqiptare.

Në Varshavë, Shqipëria nuk ia doli të fitonte ndaj Polonisë, pasi vendasit morën një fitore minimale 1-0. Goli për polakët erdhi pas një përplasje të topit në shtyllë dhe dërgimi në rrjetë ishte tepër “qyl”. Shqipëria ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme duke kërcënuar shumë herë portën e Szczesny, por fati nuk ishte me ne.

Franca mposhti Hungarinë jashtë me rezultatin minimal 0-1. “Gjelat” nuk shpenzuan shumë energji, edhe pse rrezikuan disa herë që rezultati të ndryshonte. Mike Maignan, portieri i Francës dhe i klubit të Milanit, ishte magjik mbrëmjen e djeshme duke realizuar pritje të jashtëzakonshme.

Holanda nuk e diskutoi fitoren ndaj Gjibraltarit, me “tulipanët” që fituan 3-0. Statistikat ishin tepër të frikshme në favor të Holandës. 49 herë tentuan aksione goli ndërsa miqtë asnjëherë.

Edhe Serbia nuk zhgënjeu ndaj Malit të Zi duke fituar 0-2. Ndërsa rivalët e grupit tonë, Moldavia dhe Çekia u ndanë në barazimin pa gola./ h.ll/abcnews.al

Ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve të djeshme:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!