Foto ilustruese
Në policinë e Librazhdit është paraqitur shtetasi A.B, 40 vjeç, banues në Prrenjas, i cili ka kallëzuar se gjatë natës i kanë vjedhur kasafortën me një parash në servisin e tij.
Polici ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Librazhd është paraqitur shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Prrenjas, i cili ka kallëzuar se gjatë natës i kanë vjedhur një shumë parash, në kasafortën e servisit të tij.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. r.t/abcnews.al