Shtëllunga tymi kanë mbuluar një pjesë të zonës në fshatin Fushë Mamurras, dhe akoma më e rëndë situata është në autostradë.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm në shtratin e lumit Droje poshtë urës digjen mbetje të ndryshme, madje dhe plastike, goma të vjetra, etj.
Re të zeza tymi kanë mbuluar një zonë të madhe në aksin e autostradës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Gjatë natës persona ende të paidenfitikuar hedhin mbetje poshtë urës në lumin Droje, duke shkaktuar ndotje të madhe në rrjedhen e lumit, natyrë dhe zonën përreth. Sipas banorëve të zonës, edhe pse situata është e përsëritur, nuk është marrë asnjë masë./abcnews.al