Të paktën 11 njerëz humbën jetën pas stuhive të fuqishme, ndërsa një tornado goditi Misisipin perëndimor të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpitë dhe duke ndërprerë energjinë për mijëra, thanë zyrtarët të shtunën në mëngjes.
Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se një tornado goditi qytetet Silver City si dhe Rolling Fork.
“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë,” tha një nga banorët Brandy Showah për CNN. “Ky ishte një qytet i vogël shumë i mrekullueshëm dhe tani është zhdukur.”
I njëjti tornado “i madh dhe shkatërrues” u konfirmua gjithashtu pranë komunitetit të Coila, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.
Të paktën tetë viktima u regjistruan në qarkun Sharkey, i cili është afërsisht 60 milje në veriperëndim të Jackson. Tre të tjerë humbën jetën dhe të paktën dy persona janë në gjendje kritike në kontenë Humphreys, tha drejtori i menaxhimit të urgjencës Royce Steed për CNN herët në mëngjesin e së shtunës.
Stuhitë ndërprenë energjinë për më shumë se 100,000 shtëpi dhe biznese në Alabama, Mississippi dhe Tennesse, me më shumë se 50,000 ndërprerje të energjisë të raportuara vetëm në Alabama.
/abcnews.al