Vrasja e presidentit të Haitit, një nga të akuzuarit pranon fajësinë

schedule09:24 - 25 Mars, 2023

schedule 09:24 - 25 Mars, 2023

Shtetasi haitiano-kilian, Rodolphe Jaar, një nga disa personat e akuzuar për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise në vitin 2021, u deklarua fajtor të premten në Shtetet e Bashkuara për akuzat në lidhje me vrasjen, sipas një vendimi të gjykatës.

Jaar, 50 vjeç, pranoi para një gjyqtari se ai dha informacione duke e ditur se  do të përdoreshin për të rrëmbyer dhe vrarë presidentin, thuhet në deklaratën e tij. Jaar, një biznesmen, është i pari në mesin e 11 personave të akuzuar nga prokurorët amerikanë në Florida të jugut për vrasjen e presidentit të Haitit.

Udhëheqësi 53-vjeçar Haitian u qëllua për vdekje më 7 korrik 2021, nga mercenarët kolumbianë në rezidencën e tij private në Port-au-Prince. Sipas informacioneve, Jaar strehoi ekipin e komandove kolumbiane dhe u dha atyre armë.

Pas pranimit të krimit, Jaar u ofrua të ndihmonte autoritetet federale për të hetuar vrasjen e Moise, me shpresën për të fituar një dënim të reduktuar. Një epsh për para dhe pushtet çoi në komplotin për të vrarë Moise, deklaroi Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Floridës Markenzy Lapointe në një konferencë për shtyp më 15 shkurt në Miami.

Në atë kohë, Lapointe njoftoi arrestimin e katër të dyshuarve për vrasjen, mes tyre shtetasin nga Venezuela Antonio Intriago dhe shtetasin kolumbian Arcangel Pretel Ortiz. Hetimi amerikan zbuloi se Intriago dhe Ortiz, menaxherët e firmës së sigurisë CTU në Majami, hartuan një plan për të rrëmbyer Moise dhe për ta zëvendësuar atë me Christian Sanon, një shtetas haiti-amerikan që donte të bëhej president i vendit të Karaibeve.

Në këmbim të rrëzimit të Moise, atyre iu premtuan kontrata fitimprurëse për të ndërtuar infrastrukturën dhe për të shtuar forca sigurie dhe pajisje ushtarake për qeverinë e ardhshme e udhëhequr nga Sanon, i paditur gjithashtu në Shtetet e Bashkuara.

/abcnews.al