VIDEO/ Çekia shokon Poloninë, kundërshtarin e ardhshëm të Shqipërisë

schedule22:35 - 24 Mars, 2023

schedule 22:35 - 24 Mars, 2023

Çekia ka zbiritur me “këmbë në tokë” Poloninë, kundërshtarin e ardhshëm të Shqipërisë më 27 mars.

Në ndeshjen e parë të “Euro 2024” në Grupin E, skuadra e drejtuar nga Silhavy shkatërroi 3-1 Poloninë e Lewandowskit i cili ishte nën hijë.

Sa i përket golave, vendasit e nisën furishëm me dy gola në minutat e para Krejci 1′, dhe Cvancara 3′, ndërsa në të dytën realizoi Kuchta 64′.

Për miqtë golin e vetëm e realizoi Szymanski 87′. Në ndeshjen e Polonia pret Shqipërinë, ndërsa Çekia luan në transfertë përballë Moldavisë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupi E, Moldavia dhe Ishujt Faroe barazuan 1-1. /G.D abcnews.al/

Renditja e Grupit E

Goli i Ladislav Krejci:

Goli i Tomas Cvancara:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!