Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se asnjë vend nuk është aktualisht i mbrojtur nga “sulmet armiqësore” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
“Në përgjithësi, askush sot nuk është i sigurt nga “sulmet” armiqësore nga amerikanët dhe aleatët e tyre të NATO-s,” u shpreh ai, teksa shtoi se përveç Rusisë, shumë vende janë aktualisht duke u kërcënuar dhe shantazhuar, shkruan Tass.
Sipas kryediplomatit rus, situata në dhe rreth Ukrainës nuk është veçse një manifestim i një përplasjeje në shkallë të gjerë që përfshin përpjekjet e një grupi të vogël vendesh perëndimore që kërkojnë dominimin e botës dhe një përmbysje të botës shumëpolare.
“Ata kanë vendosur një detyrë strategjike për të frenuar tërësisht Kinën”, tha Lavrov. Ai kritikoi ndërhyrjen e egër të Perëndimit në punët e brendshme të kombeve sovrane, duke përfshirë Bjellorusinë dhe dënoi bllokadën ekonomike prej vitesh të Kubës.
“Ndërsa veprojnë sipas traditave më të këqija koloniale, amerikanët dhe mbështetësit e tyre po përpiqen ta ndajnë botën në “demokraci” dhe “regjime autoritare”, vuri në dukje ministri i jashtëm rus. Lavrov kritikoi gjithashtu shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell për deklaratën e tij “raciste” se Evropa është një kopësht dhe pjesa tjetër e botës një xhungël./abcnews.al