Ilir Daja është trajneri favorit për të marrë drejtimin e skuadrës së Skënderbeut. Zyrtarizimi pritet të ndodhë në ditët në vijim.
Skënderbeu pritet të qëndrojë në kategorinë superiore edhe edicionin e ardhshëm dhe në kampin korçar kanë filluar të lëvizim për ndryshimet në organike. Natyrisht që stoli i trajnerit mbetet prioritet ne këto momente tek juglindoret dhe emri me i lakuar për të pasuar Orges Shehin është ish trajneri i Skënderbeut Ilir Daja. Zyrtarizimi pritej në fundin e sezonit të kaluar por në kampin korçar ishin ne pritje të vendimit të KAS dhe nuk kishin harrua ende strategjinë për sezonin e ardhshëm.
Për teknikun në fjalë u interesua edhe skuadra e Kukësit që me pas firmosi me Shpëtim Duro ndërkohe që Daja vijon te mbetet një trajner i lirë dhe i gatshëm për tu rikthyer tek skuadra ku shkroi historinë. Problemet financiare të klubit nuk priten të jenë pengesë për trajnerin që t’i thotë po ftesës së presidentit Ardjan Takaj. Aq më tepër që skuadra ka filluar të lëvizë në merkato ku do të synohen futbollistet me kosto të ulët financiare./ABC News Albania 24/7