Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, u denoncua dje në Paris nga Hicham Karmoussi, ish-shërbyesi i tij maroken.
Akuzat janë tepër të rënda ndaj numrit një të klubit francez. 48-vjeçari Karmoussi, foli për punë të padeklaruar, punësim të një të huaji pa leje pune, ngacmim moral, dhunë psikologjike, kërcënime dhe kushte pune në kundërshtim me dinjitetin njerëzor.
“Hicham Karmoussi punoi për vite pa kontratë dhe leje qëndrimi për zotin Al Khelaifi, me një ritëm të paqëndrueshëm”, tha avokati i tij për “AFP”.
Sipas një personi të afërt me Al Khelaifi, megjithatë, Karmoussi do të ishte një “kriminel që javët e fundit ka tentuar të shantazhojë presidentin e klubit parizian”./ h.ll/abcnews.al