Ish-presidenti Topi analizon opozitën: Ka krizë të parimeve dhe të strukturës politike

schedule11:51 - 24 Mars, 2023

schedule 11:51 - 24 Mars, 2023

TIRANË- Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, nga studion e ABC News analizoi situatën në të cilën ndodhet sot opozita shqiptare. Ai tha se në Shqipëri nuk ka vetëm një krizë parimesh, por kriza në pikëpamjen e ish-kreut të shtetit është futur thellë deri në strukturën e politikës.

“Kur unë e shoh situatën të tillë në makro, ju kërkoni të gjej elementë pozitivë në mikro. Çdo grupim politik ka elementë që të japin pozitivitet, por unë shoh substancën. Substanca nuk garanton asgjë. Gjërat duhen thënë qartë dhe drejt. Këtu është një krizë e parimeve, por edhe krizë e strukturës politike, e cila ka kohë që është paralajmëruar. Këto lidhen me interesa të ngushta të pushtetit dhe të karrigeve. Pse për një politikan qenka kaq e vështirë për të lënë karrigen? Personalitetet në botë e vazhdojnë inercinë e personalitetit, sepse kanë vetë personalitet. Merkel shkon vetë të bëj pazar. Deri tani po bëj krahasime. Edhe në avion ajo shkon në klasin ekonomik.  Ne shohim njerëz, të cilët nuk e kanë atë kualitet”, tha Topi.

Ish-presidenti u pyet se sa ndikon që ndarja e opozitës të ndikojë  tek copëtimi i votës në 14 maji, për këtë ai mori një shembull tepër të thjesht, por shumë domethënës.

“Më kujton tani ekuacionet e shkollës fillore. Kjo është aritmetikë e hapave të para të formimit të njeriut. Nëse dhjetë njësi shkojnë e  shpërndahen në disa drejtime, s’duhet të jesh mirë nga sistemi nevror, që të thuash se ka efekt pozitiv. Kjo është gjë e paralajmëruar, është gjë e shkruar.”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!