Ushqimet me shumë yndyrë dhe sheqer ndryshojnë trurin tonë dhe nëse hamë rregullisht edhe sasi të vogla të tyre, truri kërkon t’i konsumojë ato në të ardhmen.
Kjo u zbulua nga studiuesit nga Instituti Max Planck për Kërkimin e Metabolizmit, në bashkëpunim me Universitetin Yale.
Pse na pëlqejnë kaq shumë ushqimet e pashëndetshme? Si zhvillohet kjo preferencë në trurin tonë? “Ne mendojmë se truri e mëson këtë preferencë,” shpjegon Sharmili Edwin Thanaraiah, autori kryesor i studimit.
Truri reagon më shumë ndaj ushqimeve të pasura me yndyrë dhe sheqer
Për të testuar këtë hipotezë, studiuesit i dhanë një grupi vullnetarësh një puding të vogël me yndyrë dhe sheqer çdo ditë për tetë javë, përveç dietës së tyre normale. Një grup tjetër mori një puding që përmbante të njëjtin numër kalorish, por më pak yndyrë. Aktiviteti i trurit të vullnetarëve u mat para dhe gjatë tetë javëve.
Përgjigja e trurit ndaj ushqimeve me yndyrë të lartë dhe me sheqer u rrit ndjeshëm në grupin që hëngri puding me yndyrë të lartë dhe sheqer pas tetë javësh. Kjo aktivizoi veçanërisht sistemin dopaminergjik, zona në tru përgjegjëse për motivimin dhe shpërblimin.
Studiuesit supozojnë se preferenca për ushqimet me sheqer do të vazhdojë edhe pas përfundimit të studimit.
“Lidhjet e reja krijohen në tru dhe ato nuk shpërbëhen aq shpejt. Në fund të fundit, e gjithë kuptimi i të mësuarit është se sapo mëson diçka, nuk e harron aq lehtë”, shpjegon Mark Tietgemeier nga i njëjti institut, i cili drejtoi studimin. /abcnews.al