Gjithsecili prej nesh kur shkon në dyqan për të blerë një produkt, kërkon që ai produkt të jetë sa më cilësor. Ferma e bletëve në Palasë na tregon gjithë procesin për kultivimin e mjaltit, rritjes së bletëve dhe për të dalluar mjaltin kur është cilësor dhe kur nuk është i tillë.
Si mund të dallohet mjalti cilësor?
Merret një kupë e bardhë dhe mbushet me ujë e më pas hidhet një lugë mjalt brenda. Më pas bëjmë rrotullojmë tasin duke krijuar te uji një vorbull.
Do të shohim se mjalti në fund të enës do të krijojë hojet. Mjalti ka vetinë që në ujë ai nuk shpërndahet dhe shkon në fund të enës.
Nëse do të shohim që mjalti nuk do të shpërndahet në ujë dhe në fund të enës ai do të krijojë hojet atëherë kemi të bëjmë me një mjalt mjaft cilësor./abcnews.al