Analisti Milaim Zeka thotë se pa mbështetjen e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, sot në Kosovë do të jetonin vetëm 200 mijë shqiptarë.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Zeka u shpreh se plani i Sllobodan Millosheviçit nuk ishte shfarosja e Kosovës, por popullimi i saj me serbë.
Sipas Zekës, ky plan nuk u realizua falë ndërhyrjes së SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.
“Po të mos ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Britania e Madhe, këto dy vende bashkë, ne sonte nuk do të flisnim bashkë dhe Kosova, besoj që në Kosovë do kishim 200 mijë shqiptarë. Plani i Millosheviçit nuk ka qenë sundimi i Kosovës, pora ka qenë shfarosja e Kosovës dhe dëbimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës, në mënyrë që t’i sillte serbët e ikur nga Kroacia, nga krahinat që ta popullonte Kosovën me serb të ikur nga Bosnja dhe Kroacia. Ky plan djallëzor nuk iu realizua Sllobodan Millosheviçit, falë intervenimit të këtyre vendeve”, theksoi ai./abcnews.al