Hugo Lloris po ofron gjithnjë e më pak siguri në portën e Tottenham e tashmë bordi drejtues i londinezëve është në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe emri më i përfolur është anglezi Dean Henderson i Manchester United.
Momentalisht Henderson është në huazim te Nottingham Forest, mirëpo afrimi i Keylor Navas në merkaton e dimrit ka bërë që portieri 26-vjeçar të ulet sërish në stol dhe tashmë bordi i Tottenham shpreson se mund të afrojë anglezin në merkaton e verës. /i.m /abcnews.al