Finlanda do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën nga pushtimi rus, duke e furnizuar me tre tanke të tjera Leopard 2.
Ministria e Mbrojtjes e Finlandës ka njoftuar një paketë të re prej 161 milionë eurosh mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e tre tankeve të tjera ‘Leopard 2’, shkruan Sky News.
Vendi tashmë është zotuar të dërgojë tre nga tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, duke e çuar numrin total në gjashtë.
Finlanda do të financojë trajnimin për tanket si dhe mirëmbajtjen e tyre, tha sot ministria e saj e mbrojtjes. Armët e rënda dhe municionet gjithashtu do të dërgohen në Kiev për luftën e tij kundër pushtimit rus./abcnews.al
Suomi lahjoittaa Ukrainalle puolustustarvikeapua.
Pakettiin sisältyy lisää Leopard 2 –raivauspanssarivaunuja.
?: https://t.co/MRpBDDR7XH pic.twitter.com/qH3DFAEuCp
— Puolustusministeriö (@DefenceFinland) March 23, 2023