Tentuan t’i marrin veshkën një 21-vjeçari për vajzën e sëmurë, senatori dhe gruaja e tij shpallen fajtorë

schedule16:20 - 23 Mars, 2023

schedule 16:20 - 23 Mars, 2023

Një politikan i pasur nigerian, gruaja e tij dhe një mjeke u shpallën fajtorë për një komplot për marrjen e organeve që përfshinte një spital në Londër.

Në rastin e parë të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar, senatori Ike Ekëeremadu, 60 vjeç, gruaja e tij Beatrice, 56 vjeç dhe Dr. Obinna Obeta, 50 vjeç, u dënuan në “Old Bailey” për komplot për të shfrytëzuar një të ri nga Lagos për organin e trupit të tij.

Vajza e Ekëeremadus, Sonia, 25 vjeç, e cila do të merrte një veshkë nga viktima e trafikimit, qau ndërsa u lirua nga e njëjta akuzë këtë mëngjes.

Pacienti, një tregtar rruge 21-vjeçar nga Lagos, u soll në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar për t’i siguruar një veshkë Sonias në një transplant privat prej 80,000 paund në Spitalin “Royal Free” në Londër.

Plani i komplotistëve ishte që viktima t’i siguronte një veshkë Sonias nga 2,400 deri në 7,000 paund dhe premtimi për punë në Mbretërinë e Bashkuar. Por një konsulent që punonte në spitalin ku do të kryhej ndërhyrja, refuzoi të hiqte organin vital pasi procedura iu duke e dyshimtë dhe thirri policinë.

Thuhet se të pandehurit u përpoqën të bindin mjekët në Royal Free duke pretenduar se ai ishte kushëriri i Sonias, kur, në fakt, ata nuk kishin lidhje familjare.

Kur oferta e tyre e transplantit dështoi, familja e Sonia Ekëeremadu, kaloi në Turqi dhe u përpoq të gjente më shumë donatorë të mundshëm.

/abcnews.al