Sezoni turistik i këtij viti pritet të ketë një rritje te numrit të turistëve në rreth 25-30% krahasuar me vitin e kaluar.
Kjo pranohet edhe nga operatorët turistikë në Vlorë, referuar edhe kërkesave apo prenotimeve.
Problematike mbetet fuqia punëtore. Kreu i operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedinaj konfirmon se po shihet edhe tregu i huaj per fuqinë punëtore kryesisht Azia.
Megjithëse marrja e të huajve ka kosto më të larta, operatorët thonë se po shihen të gjitha mundësitë e tregut vendas. Në Vlorë, këtë vit prenotimet kanë nisur dhe janë kryesisht nga vendet e Europës perëndimore./abcnews.al