Holanda ka humbur pesë lojtarë për shkak të një infeksioni viral në skuadër përpara ndeshjes së saj kualifikuese për Euro 2024 kundër Francës në Paris të premten.
Mbrojtësit Matthijs de Ligt dhe Sven Botman, sulmuesi Cody Gakpo, mesfushori Joey Veerman dhe portieri Bart Verbruggen, janë dërguar të gjithë në shtëpi nga trajneri Ronald Koeman, tha të enjten federata holandeze.
Koeman ka thirrur qendërmbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij, mesfushorin e Bayern Munichut, Ryan Gravenberch dhe portierin e Vitesse Arnhem, Kjell Scherpen si zëvendësues.
Holanda përballet me Francën përpara se të presë Gjibraltarin në ndeshjen e dytë kualifikuese të Grupit B të hënën.
Largimet ishin një tjetër goditje për trajnerin Ronald Koeman përpara ndeshjes së parë të mandatit të tij të dytë në krye të ekipit kombëtar. Tashmë këtë javë, mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong dhe anësori i Ajax, Steven Bergwijn u larguan për shkak të lëndimeve ./ h.ll/abcnews.al