Qeveria shton edhe dy mundësi të tjera për të përfituar shtetësinë shqiptare. Në projektligjin e ri parashikohet që kjo shtetësi mund të fitohet përmes origjinës shqiptare në tre breza, dhe nga kushdo që lind në Shqipëri.
Së fundmi qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj për mënyrën sesi mund të fitohet shtetësia shqiptare. Ky projektligj sipas zv,ministres së Brendshme Rovena Voda ka zgjeruar mundësitë e përfitimit të shtetësisë me dy pika të tjera.
Ligji i vjen në ndihmë edhe fëmijëve të lindur me prindër Shqiptarë në Greqi por edhe në vende të tjera të BE-s.
Ndryshimet në ligj janë bërë edhe për heqjen e shtetësisë Shqiptare për ato persona që janë pjesë e grupeve terroriste apo të bandave kriminale.
Risia në këtë projektligj është që vendi ynë do të jap shtetësi shqiptare edhe për investitorët e huaj, të cilët kundrejt një shumë që pritet të jetë e lartë, por që ende nuk është përcaktuar, do mund të marrin pasaportë shqiptare./ABC News Albania 24/7