Sulmi me dron në Kiev, shkon në 9 numri i viktimave

schedule08:24 - 23 Mars, 2023

schedule 08:24 - 23 Mars, 2023

Të paktën nëntë persona tani janë konfirmuar të vdekur si rezultat i një sulmi me dron rus në rajonin e Kievit të martën mbrëma, tha në një deklaratë të enjten shërbimi shtetëror i emergjencës i Ukrainës.

Shërbimi tha se ka përfunduar përpjekjet e shpëtimit dhe rikuperimit pasi gjeti nëntë trupa nga ndërtesa e shkatërruar.

Të martën, një valë sulmesh ruse me drone Shahed të prodhuar nga Irani goditi një ndërtesë banimi në qytetin Rzhyshchiv, rreth 50 milje (80 kilometra) në juglindje të kryeqytetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!