Tre persona kanë humbur jetën në rajonin e Kievit gjatë natës pas një vale sulmesh ruse me drone Shahed të prodhuar nga Irani, sipas autoriteteve ukrainase.
Andrii Niebytov, shefi i policisë së rajonit të Kievit, tha se shtatë të tjerë u plagosën kur një dron goditi një ndërtesë banimi në qytetin Rzhyshchiv. Policia dhe shërbimet e urgjencës evakuuan më shumë se 200 njerëz dhe më shumë se 20 u dërguan në spital por pesë persona mbeten të zhdukur, tha Niebytov.
Katër persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. Një total prej 21 drone u lëshuan kundër Ukrainës nga veriu pak para mesnatës, 16 prej të cilëve u rrëzuan, sipas forcave ajrore ukrainase.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se tetë dronë u rrëzuan pranë kryeqytetit.
Në rajonin Zhytomyr në perëndim të Kievit, tre drone u qëlluan nga mbrojtja ajrore ukrainase.
/abcnews.al