Helen Mirren zbulon pse nuk mbajti dot lotët në Oscars

schedule08:40 - 22 Mars, 2023

schedule 08:40 - 22 Mars, 2023

Helen Mirren u shfaq në emisionin e Kelly Clarkson, “The Kelly Clarkson show” dhe ndër të tjera foli edhe për çmimet Oscar, duke treguar se cili ishte momenti kryesor i natës për të që e përloti.

Siç tha ylli 77-vjeçar, momenti që ajo nuk i mbajti dot lotët ishte kur pa kolegun e saj Brendan Fraser të ngjitej në skenë. Për të, rrëfeu ajo, ishte gjëja më emocionuese për Fraser që të merrte Oskarin për aktorin më të mirë.

“Unë qava kur Brendan Fraser mori çmimin, ai është një njeri i mrekullueshëm. Jam e sigurt që të gjithë e dini se sa njeri i bukur është”, ka komentuar ajo në mënyrë karakteristike.

Më pas ajo shtoi për të: “Ai është magjik. Ai ishte shumë emocionues, sepse padyshim ishte një moment i madh për të. Ai ishte njeriu i duhur. Dhe mënyra se si ai u përgjigj për këtë… Më dukej shumë prekës. Ishte momenti më i mirë i të gjithë ceremonisë së ndarjes së çmimeve”. Në fund, ajo shpjegoi se ishte shumë e rëndësishme që 54-vjeçari të arrinte që pas kaq shumë vitesh abstinence nga industria e filmit të fitonte një Oscar në performancën e tij të parë. Të dy kanë punuar më parë së bashku në filmin Inkheart të vitit 2009.

Kujtojmë se kur Fraser pranoi çmimin e tij me lot në sy, e pati të vështirë të përfundonte fjalimin për shkak të emocioneve:

“Pra, kjo është se si duket multiversi. Zoti im, faleminderit Akademisë për këtë nder dhe studios sonë A24, për realizimin e një filmi kaq të guximshëm. I jam mirënjohës drejtorit Darren Aronofsky që më hodhi një litar shpëtimi krijues dhe më hipi në anijen më të mirë. Skenari është shkruar nga Samuel D. Hunter, i cili është frymëzuesi ynë.”

Siç tha ai për aktorët e tjerë të kategorisë: “Zotërinj, ju i keni zhveshur zemrat tuaja që ne të shohim në shpirtrat tuaj si askush tjetër”, duke shtuar: “Dhe është një nder që më emërojnë pranë juah në këtë kategori”./abcnews.al