Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar detaje të reja nga takimi që pati më 18 mars në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se Vuçiç ka refuzuar ofertën e tij për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel dhe para se të refuzojë Aneksin e propozuar në Ohër.
“Pas refuzimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit dhe para se të refuzonte përsëri nënshkrimin e saj me Aneksin e 18 Marsit, Presidenti i Serbisë refuzoi ofertën time bujare të vetë-menaxhimit për serbët, në një shoqatë që unë do ta hartoja dhe propozoja. A është ai Dr Jo apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, shkroi Kurti në Twitter.
After refusing to sign the Feb. 27 Agreement & before refusing again to sign it w/ the Mar. 18 Annex, Serbia’s President declined my generous offer of self-management for ??Serbs, in an association that I’d draft & propose. Is he Dr No or Mr Nyet? Well, we know he’s not a doctor.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 21, 2023
Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa, kryeministri Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, Kurti nënvizoi se Serbia sërish nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë./abcnews.al