Shqipëria e para në Evropën Juglindore për rimëkëmbjen e fluturimeve. Në këtë përfundim ka dalë “Mabrian”, ofruesi kryesor i inteligjencës për udhëtimet, duke u bazuar te shifrat paspandemisë së COVID-19.
Konkretisht në të dhënat e publikuara në “Mabrian” thuhet se Shqipëria shënoi një rritje prej 75 për qind të fluturimeve ndërkombëtare krahasuar me vitin 2019.
Ndikimi më i madh sipas kompanisë erdhi nga rritja prej 278 për qind të fluturimeve me Gjermaninë.Po ashtu, Greqia së bashku me Kroacinë dhe Qipron arritën të tejkalojnë nivelet, para se pandemia të niste.
“Mabrian” ekzaminoi kapacitetin ajror bazuar në oraret e fluturimeve nga 1 janari deri më 28 shkurt 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë 2019. Në raportin e publikuar krahasohen edhe çmimet e hoteleve bazuar në çmimin mesatar.
Sipastij, tarifat e hoteleve po rriten në pothuajse të gjitha destinacionet për të gjitha kategoritë e hoteleve me Bullgarinë dhe Kroacinë që raportojnë rritjen më të lartë të çmimeve gjatë vitit 2022.
Nga ana tjetër, Shqipëria është i vetmi përjashtim, me çmime 4.1% nën nivelet e vitit 2022 për hotelet me 4 yje. Megjithatëajo shënoi një rritje të çmimeve me 6.3% për hotelet me 3 dhe 5 yje.
Mabrian e ka publikuar këtë analizë përpara ngjarjes vjetore Neë Deal Europe – i vetmi treg i udhëtimeve komerciale për operatorët turistikë dhe organizatat turistike të fokusuara në 12 destinacionet në Evropën Juglindore – që do të zhvillohet më 28 mars në Londër./abcnews.al