Ndeshja Itali-Angli: Rrezik incidentesh mes tifozerive, pritet siguri e lartë në rrugët e Napolit

schedule15:20 - 20 Mars, 2023

schedule 15:20 - 20 Mars, 2023

Alarm sigurie në Napoli për ndeshjen Itali-Angli, ndeshja e parë e grupic C për kualifikimin në Euro 2024. Pas përplasjeve dhe dhunës që rrethuan ndeshjen Napoli-Frankfurt në Champions League, vëmendja rreth kësaj sfide është shumë e lartë, për të cilën pritet të vijnë të paktën 2000 tifozë anglezë. Komiteti Kombëtar për Rendin dhe Sigurinë Publike i kryesuar nga ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi, është mbajtur ditët e fundit dhe ajo që rezulton është se përpjekja për të shmangur incidente të tjera do të jetë masive.

Viminale ka shprehur shqetësimin për hakmarrjen e mundshme dhe pastrimin e hesapeve mes tifozëve me aleancat ndërkombëtare dhe për këtë arsye është gati për një dislokim masiv të forcave me më shumë shërbime kontrolli, mbikëqyrjeje dhe filtrim, më shumë personel dhe më shumë automjete në rrugë në kohën e ndeshjes. Objektivi është natyrshëm që të shmanget përsëritja e skenave të louftës urbane si ajo që i vuri zjarrin Piazza del Gesu para ndeshjeve të Champions League më 15 mars.

Sipas një raportimi nga Garford Beck, një nga organizatorët e njohur të tifozerisë së “Tre Luanëve”, tha për “Daily Mail” se kishte marrë mesazhe kërvënuese nga një grup ultras i Napolit, në të cili mjaft persona thonin se do i bënin pritë.

Graford Beck është shprehur se ky kërcënim është një turp i madh dhe se tifozët anglezë mezi e prisnin këtë ndeshje për ta shijuar në praninë e tifozëve italianë duke konsumuar edhe disa birra./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!