Tani është me të vërtetë vetëm çështje aritmetike për festëne madhe për kampionatin e tretë në historinë e Napolit. Osimhen dhe shokët e tij të skuadrës janë një makinë e përsosur që askush nuk duket se mund ta ndalë, kështu që kur mund të fillojë festa?
Prej javësh tifozët e kaltër kanë llogaritur ditët e mbetura për të fituar Scudetton dhe tashmë janë dy data të shënuara me të kuqe në kalendarin e secilit prej tyre. Duke pasur parasysh epërsinë aktuale prej 19 pikësh ndaj Lazios së vendit të dytë, skuadrës së Spallettit i mungojnë pesë fitore për t’u bërë kampionë të Serie A, ndaj nga ana matematikore, data e parë e dobishme është 30 prilli, dita kur Napoli do të përballet me Salernitanën në stadiumin Maradona.
Megjithatë, ekipet rivale janë të gjithë në vështirësi, ata vazhdojnë të humbasin pikë gjatë rrugës dhe do të përballen me njëri tjetrin, kështu që festa për fitimin e kampionatit mund të nisë edhe më herët, menjëherë pas ndeshjes me Milanin në Champions League. Më 23 prill, Napoli do të shkojë në stadium për t’u përballur me Juventusin dhe tifozët e kaltër po ëndërrojnë që festa të fillojë pikërisht në Torino pas një fitoreje kundër rivalit të tyre./ h.ll/abcnews.al