Ish-presidenti i Tajvanit pritet të udhëtojë në Kinë, vizita e parë që nga viti 1949

schedule08:33 - 20 Mars, 2023

schedule 08:33 - 20 Mars, 2023

Ish-presidenti i Tajvanit do të vizitojë Kinën në një udhëtim të paprecedentë. Turneu i Ma Ying-jeou është i pari që nga fundi i luftës civile në 1949 dhe vjen në kohën e përpjekjeve intensifikuara të Pekinit për tu “ribashkuar” me Tajvanin.

Ma Ying-jeou, ish-presidenti i Tajvanit, do të vizitojë Kinën këtë muaj në vizitën e parë të një lideri aktual ose të mëparshëm që nga 1949.

Zyra e Ma tha se udhëtimi ishte planifikuar për nga 27 mars deri më 7 prill, me ndalesa në Nanjing, Wuhan, Changsha, Chongqing dhe Shanghai. Megjithatë, media lokale raportoi se Këshilli i Çështjeve Kontinentale të Tajvanit nuk ka marrë ende një raport në lidhje me udhëtimin e planifikuar, siç kërkohet nga ish-presidentët.

Vizita e Ma, i cili shërbeu si president i Republikës së Kinës, emri zyrtar i Tajvanit nga viti 2008 deri në 2016, vjen mes përpjekjeve në rritje të Pekinit për Të marrë Tajvanin.

Nëpërmjet presionit ushtarak dhe diplomatik, Pekini shpreson të arrijë atë që e quan “ribashkim” në mënyrë paqësore, por nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës.

Populli dhe qeveria e Tajvanit,  si DPP në pushtet, ashtu edhe ish partia Kuomintang e Ma, tani në opozitë kanë hedhur poshtë perspektivën e sundimit kinez.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!