Është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për Altin Morinën, shef i stërvistjes në repartin RENEA, i arrestuar pak ditë më parë me 113 mijë euro teksa levizte me një automjet luksoz audi Q8. Ndaj tij prokuroria ka ngritur 3 akuza, pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe shpërdorim detyre.
Ndërkohë, ABC News ka mësuar se gjatë fjalës së tij, Morina është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë, duke thënë se lekët i ka marrë 30 min para arrestimit nga një biznesmen.
“Lekët i kam marre nga nje biznesmen 30 min para arrestimit. Lekët i mora për arsye personale. Jam i gatshëm të bashkepunoj me prokurororinë”, janë fjalët e efektivit.
Ndërkohë, Morina dyshohet se ishte përfshirë në trafikun e heroinës dhe kokainës, me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Gjithashtu, dyshohet se Morina ka lidhje dhe me Kreshnik Halilajn, i cili u arrestua më heret për arsenal armësh dhe drogë. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtepinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke./abcnews.al