Biseda me Borrel për takimin e Ohrit, reagon Blinken

schedule19:41 - 17 Mars, 2023

schedule 19:41 - 17 Mars, 2023

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka biseduar përmes telefonit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me takimin e së shtunës në Ohër, midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Dy zyrtarët thanë se tani është momenti për të bërë hapa domethënës në interes të Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin integrues.

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Kurti e Vuçiç, kërcënimi final. ABC News siguron dokumentin ‘non paper’

Pas bisedës, Blinken ka reaguar nëpërmjet një postimi në “Twitter” ku konfirmon bisedën për dialogun Serbi – Kosovë të udhëhequr nga BE dhe anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor, por ashtu edhe për mbështetjen për Ukrainën

Postimi i Blinken:

Diskutim i rëndësishëm me @EU_EEAS Përfaqësues i Lartë @JosepBorrellF sot. Diskutuam Dialogun Serbi-Kosovë të udhëhequr nga BE-ja dhe anëtarësimin në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen tonë të unifikuar dhe të palëkundur për Ukrainën.

r.t/abcnews.al