Braçe e Brahimaj kontroll në pompat e naftës në Porto – Romano: Respektoni ligjin ose ju pret burgu

schedule15:30 - 3 Gusht, 2019

schedule 15:30 - 3 Gusht, 2019

Bizneset që sfidojnë ligjin, i pret burgu. Është ky paralajmërimi i zv. kryeministrit Eriona Braçe, pas një kontrolli në pompat e naftës në Porto-Romano. Braçe, i shoqëruar edhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Brahimaj, tha se aksioni anti-informalitet nuk njeh miq.

Për të treguar se qeveria e ka seriozisht luftën e saj kundër informalitetit, zv/kryeministri Erion Braçe ka vendosur që në vend të pushimeve t’i trokasë në derë çdo abuzuesi. Nisi me bllokimin e kompleksit “Taivan” dhe po vijon me bllokimin e çdo biznesi që nuk lëshon kupon tatimor. Qendra e sulmit të qeverisë kanë qenë tregtarët e karburanteve, biznesi që sipas qeverisë , ka edhe detyrimet më të mëdha në buxhetin e shtetit.

Nga depozitat e naftës në Porto Romano, Braçe kishte vetëm një kërkesë kur bëhej fjalë për operatorët në treg, Respektimin e ligjit.

Janë mbi 2000 mijë pompa që sipas qeverisë duhet të kalojnë në regjim automatik dhe që do të pumbosen për t’i dhënë fund abuzimit.  Për të gjithë ata që do të vazhdojnë të sfidojnë ligjin dhe shtetin, numri dy i qeverisë paralajmëroi se i prêt burgu.

Asnjë qytetar nuk duhet të paguajë karburant nëse nuk pajiset me kupon tatimor. Kjo ishte kërkesa që Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj dha për të gjithë qytetarët duke paralajmëruar  kontrolle të rrepta tek operatorët në tregun e hidrokarbureve.

Aksioni i qeverisë anti-informalitet pas urdhrit të Kryeministrit është shtrirë në të gjithë vendin, ku janë bllokuar biznese në fushën e hoteleri-turizmit dhe pika të tregtimit të hidrokarbureve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!