Mijëra demonstrues mbushën rrugët e Parisit kundër reformës së pensioneve. Projektligji ka nxitur reagime të ashpra dhe protesta të shumta, ndërsa jë oficer policie u plagos gjatë një përplasje me protestuesit dhe rebelët. shkruan BBC.
Presidentiti Macron ndërmori një lëvizje të minutës së fundit për të shmangur humbjen Qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese dhe nuk kaloi reformën për votimin nga ligjvënësit.
Vendimi është marrë vetëm pak minuta para se të caktohej votimi, sepse qeveria nuk kishte garanci se projektligji do të kishte një shumicë në Asamblenë Kombëtare.
Lëvizja pritet të nxitë një mocion të shpejtë mosbesimi në qeverinë e Macronit. Politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se deputetët e opozitës do të ndërmarrin këtë nisme.
Sondazhet e opinionit tregojnë se një shumicë dërrmuese e votuesve kundërshtojnë reformën e pensioneve, ashtu si sindikatat, të cilët thonë se ka mënyra të tjera për të balancuar llogaritë, duke përfshirë taksimin më të madh të të pasurve.
/abcnews.al