“Kinës nuk i leverdis sulmi në Tajvan”, Lleshaj: Shqipëria dhe Kosova duhet të krijojnë kapacitete të sigurisë kombëtare

schedule21:11 - 16 Mars, 2023

schedule 21:11 - 16 Mars, 2023

I ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja”, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, komentoi edhe rrezikun e mundshëm të sulmit të Tajvanit nga Kina.

Ish-ministri tha se Kina nuk i leverdis të shkatërrojë Tajvanin, pasi Tajvani është një fuqi e madhe e teknologjisë, sidomos prodhimit të çipave.

Lleshaj shtoi se kjo është situata tani, por më vonë gjërat mund të ndryshojnë.

“Unë them që, nëse do të ndjekim disa komente të një gazetari të famshëm Freedman, thotë që ka pasur shpesh herë, historia Kinezo – Tajvaneze, ku Kina mendohej se erdhi momenti që Kina të sulmonte, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Do thoja që Kina është stepur, jo për shkak të kapacitet ushtarak, por se ka parë analizat ekonomike. Tajvani është një fuqi e madhe e teknologjisë dhe mikrocipave.

Kinës nuk i leverdis të shkatërroj këtë zinxhir, ku është vetë promotor.

Sa i përket situatës sot, them që interesat e Kinës nuk e inkurajojnë një sulm ndaj Tajvanit.  Por nuk dihet se çfarë ndodh më vonë”, tha Lleshaj.

Më pas Leshaj komentoi edhe situatën e shqiptarëve në Ballkan dhe atë se çfarë ata duhet të bëjnë duke parë situatën që po kalon globi,

Ai tha se shqiptarët duhet të konsolidojnë aleancën me Perëndimin, jo nga ana gjeografike, por në ndërtimin e marrëdhënieve.

Po ashtu ai bëri thirrje që Shqipëria dhe Kosova duhet të krijojnë kapacitete të sigurisë kombëtare dhe të heqim dorë nga shpresa se do të na mbrojnë të tjerët.

Shqiptarët kanë nevojë të konsolidojnë aleancën me Perëndimin. Jo gjeografikisht, por ndërtimin e marrëdhënieve.

Të shfrytëzojmë avantazhin, lidhjen njerëzore që kemi krijuar përmes migracionit. Ky mund të kthehet një element për të përforcuar marrëdhënien.

Të krijojmë kapacitete të sigurisë kombëtare, në Shqipëri dhe Kosovë, dhe të heqim dorë nga shpresa se do të na mbrojnë të tjerët”, u shpreh Sandër Lleshaj.r.t/abcnews.al