Kapiteni Artur Meçollari komentoi sërish rrëzimin e dronit amerikan nga avionët rusë në Detin e Zi. Ai thotë se kemi të bëjmë me një klimë luftë, sepse është goditur një objektiv i cili ka një status të mbrojtur.
Sipas tij, droni amerikan po fluturonte në hapësirën ndërkombëtare, ku fluturimi është i lejuar.
“Kemi një klimë lufte, sepse është goditur një objektiv me një status të mbrojtur. Nga pikëpamja ndërkombëtare është krim lufte, se është goditur. Një objektiv, siç e thamë. Droni fluturonte në hapësirat ndërkombëtare, ku lejohej fluturimi”, tha Meçollari në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News.