Afrimi i Julian Alvarez te Manchester City nga River Plate bëri bujë të madhe në merkaton e verës. Me performanca të nivelit të lartë si me Kombëtaren gjatë Botërorit të Katarit, por edhe me “qytetarët” e Manchester City, Alvarez ka kënaqur jo pak bordin drejtues të Manchester City, të cilët kanë vendosur ta shpërblejnë punën e argjentinasit.
Një kontratë e re deri në vitin 2028. Ky është “çmimi” që bordi i “qytetarëve” ka vendosur t’i japë argjentinasit, i cili ka lumturuar jo pak 23-vjeçarin.
“Unë jam shumë i kënaqur me sezonin tim të parë këtu, por mund të bëj shumë më tepër. E di që mund të jem më mirë dhe City më ofron gjithçka që më nevojitet për të përmbushur potencialin tim. Dua të falënderoj menaxherin, trajnerët dhe të gjithë në Manchester City që punojnë në prapaskenë për gjithçka që kanë bërë për mua që kur u bashkova në verë. Nuk mund të kisha kërkuar më shumë.
Ky është një klub që kujdeset për lojtarët e tij dhe unë jam ndjerë kaq i mbështetur gjatë gjithë kohës sime këtu. Tani jam i fokusuar të përmirësohem dhe të ndihmoj Cityn të fitojë trofe.”,- është shprehur në fjalët e tij, Julian Alvarez.
Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani Alvarez ka tundur plot 10 herë rrjetë për llogari të “qytetarëve”, si dhe ka arritur të kontribuojë me 3 asistime. /i.m /abcnews.al
2️⃣0️⃣2️⃣8️⃣! ? pic.twitter.com/jVmBpKELyf
— Manchester City (@ManCity) March 16, 2023