Ushtria izraelite vret katër palestinez në Bregun Perëndimor

schedule19:08 - 16 Mars, 2023

schedule 19:08 - 16 Mars, 2023

Katër palestinezë, përfshirë një adoleshent, u vranë nga zjarri izraelit në Jenin, një qytet palestinez në Bregun Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Tetëmbëdhjetë persona u plagosën me armë zjarri ku u shtruan në spital, katër prej tyre janë në gjendje të rëndë, tha ministria, e cila identifikoi tre nga katër të vdekurit si Omar Awadin, 16, Nidal Kazim, 28 dhe Yusef Karim, 29 vjeç.

“Forcat izraelite të sigurisë janë duke operuar aktualisht në Jenin ku ndodhet kampi me refugjatët palestinezë,” tha ushtria në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndërhyrjet nga ushtria izraelite po bëhen edhe më të përgjakshme ndërsa konflikti izraelito-palestinez duket se po shkon drejt dhunës pas inaugurimit në fund të dhjetorit të një prej qeverive më të djathta në historinë e Izraelit, të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.

Që nga fillimi i vitit, konflikti izraelito-palestinez ka marrë jetën e 84 palestinezëve (përfshirë anëtarë të grupeve të armatosura dhe civilë, duke përfshirë të mitur), 12 civilë (përfshirë tre të mitur), një oficer policie izraelite, si dhe një ukrainas, sipas një raporti të AFP bazuar në burime zyrtare izraelite dhe palestineze.

Forcat izraelite po përqendrojnë operacionet e tyre në Bregun Perëndimor verior, një territor palestinez i cili ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!