Grupi mercenar Wagner është gjendur në vështirësi për të plotësuar radhët e varfëruara nga muajt e betejave të përgjakshme në Ukrainë, saqë i është drejtuar Pornhub për të rekrutuar ushtarë, sipas mediave të huaja.
Ushtria private, e themeluar nga Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka vendosur një reklamë në faqen e njohur pornografike, duke u kërkuar shikuesve meshkuj që të mos kënaqin veten dhe në vend të kësaj të aplikojnë për një punë në Wagner.
ЗМІ звернули увагу на те, що ПВК “Вагнер”, власником якого є Євген Пригожин, почали рекламувати на популярному порносайті Pornhub (18+). pic.twitter.com/pXfiXq2jrI
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) March 15, 2023
Në reklamë, shfaqet një grua bionde me buzëkuq të kuq, ndërsa një zë thotë: “Ne jemi ushtria private më e lezetshme në botë”.
“Ne po rekrutojmë luftëtarë nga të gjitha rajonet e Rusisë.”
Më pas në ekran shfaqet një numër telefoni, i cili thuhet se lidhet me rekrutuesit e grupit Wagner.
Reklama është “hequr” pasi Pornhub nuk lejon reklama me përmbajtje politike.
/abcnews.al