Moti – E shtunë, 3 Gusht 2019

schedule08:00 - 3 Gusht, 2019

schedule 08:00 - 3 Gusht, 2019

Moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do të vijojnë në gadishullin Iberik si dhe rajonin e Mesdheut. Pjesa më e madhe e Evropës do të ndodhet në ndikimin e vranësirave dhe shirave. Më të dendur shirat paraqiten në veri-verilindje te kontinentit. Ndërsa rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere do të ketë gadishulli i Ballkanit.

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës  mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim ne zonat veri-veriperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër. Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore – jugore duke lëne me vranësira të dendura dhe shira të izoluar zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë./abcnews.al