Alessandro Bastoni, mbrojtësi zikaltër, do të mungojë të dielën në derbin e Italisë kundër Juventusit. Mbrojtësi italian, i cili doli në minutën e 74-të të ndeshjes së Champions League përballë Portos, pësoi një tendosje në përkuljet e kofshës së majtë.
Në njoftimin zyrtar për shtyp, zikaltërit shtuan se kushtet e Bastonit do të rivlerësohen javën e ardhshme. Prandaj ai duhet të humbasë edhe ndeshjet e kombëtares të enjten më 24 mars dhe të dielën më 26 mars.
Inzaghi tashmë do të zgjedhë një mes De Vrij dhe Skriniar për të qenë partner në mbrojtje me Acerbin./ h.ll/abcnews.al