Kryeparlamentari Kadri Veseli i është përgjigjur kërkesës së Presidenti të vendit, HashimThaçi, i cili pers një shkrese zyrtare dërguar bartësit të koalicionit fitues të zgjedhjeve të fundit, Kadri Veselit, i ka kërkuar edhe zyrtarisht të propozojnë kandidatin e ri për ta mandatuar për formimin e qeverisë së Kosovës.
Veseli ka thëne se nuk ka mandatar të ri dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kreu i PDK, Veseli ka thirrur të hënën mbledhjen e kryesisë së Kuvendit ku pikë e vetme e rendit të ditës është përgatitja për séance plenare për shpërbërjen e Kuvendit.
Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë për disa orë sot ka qëndruar në zyrat e kryeparlamentarit Veseli.
Edhe Levizja Vetëvendosje është për zgjedhje të reja.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha më herët se edhe AAK-ja është e interesuar të shpërbëje Kuvendin dhe se do t’i bashkohet mocionit për një gjë të tillë. Edhe LDK-ja gjithmonë është deklaruar se është pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme , ndërkohë qe të shtunën mban Kuvendin Zgjedhor ku pritet të zgjidhet lideri i partisë./ABC News Albania 24/7