Një peshk i veçantë ndodhet në një akuarium në Tajlandë. Lëkura e tij është pothuajse plotësisht transparente. Por kur drita e godet ashtu siç duhet, trupi i tij merr ngjyrat vezulluese të ylberit.
Pas disa studimeve shkencëtarët zbuluan sesi ky peshk i cili është quajtur mustak fantazmë krijon shkëlqimin e tij të ylbertë.
Ky shkëlqim vjen nga brenda, sipas një studimi të botuar të hënën në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences. Ndërsa drita kalon nëpër lëkurën e peshkut, ajo godet strukturat e vogla në muskul që e kthejnë dritën në një spektër shumëngjyrësh.
Mustak fantazmë, ndonjëherë i njohur si mustak qelqi, është një specie e vogël vendase në lumenjtë në Tajlandë, mesatarisht vetëm disa centimetra i gjatë. Ai shitet në mbarë botën si peshk akuariumi.
Krijesat e tjera janë gjithashtu të ylberta, duke krijuar efektin vezullues të ylberit, ku ngjyrat ndryshojnë ndërsa lëvizin. Zakonisht, ato kanë luspa që reflektojnë dritën, si krahët e një fluture, shpjegoi biologu i Universitetit Shtetëror të Arizonës, Ron Rutowski, i cili ishte i përfshirë në hulumtim.
Por mustaku fantazmë nuk ka luspa, tha autori Qibin Zhao, një fizikant në Universitetin e Kinës Shanghai Jiao Tong, i cili u magjeps nga peshku pasi e pa atë në një dyqan akuariumi.