Presidenti i La Ligës, Javier Tebas beson se Real Madrid mund të arrijë dhe të kalojë Barcelonën në garën për titull këtë sezon.
I pyetur se kush do ta fitojë ligën në intervistën e tij me Movistar, Tebas tha:
“Unë jam një Madrilen. Real Madridi ka bërë tashmë rikthime në ligë me 7-8 pikë prapa, kanë mbetur edhe shumë ndeshje në La Liga.
“Imagjinoni që Madridi të fitojë El Clasicon, ata do të ishin shumë afër”, shtoi presidenti i La Ligës.
Barcelona aktualisht është nëntë pikë më shumë se Real Madridi me 13 ndeshje para. Kjo i vendos Blaugranët favorit për të fituar ligën për herë të parë që nga viti 2019.
Kujtojmë se Tebas,është një tifoz i vetëshpallur i Real Madridit. /G.D abcnews.al/
Burimi: Movistar