Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

KAS kalon për shqyrtim ankimimin e PD, nesër seancë publike

schedule15:32 - 15 Mars, 2023

schedule 15:32 - 15 Mars, 2023

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ankimoi mbrëmjen e djeshme vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e kësaj force politike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kjo seancë shqyrtimi do të mbahet ditën e nesërme në orën 12:00.

“Ne përfundim te shqyrtimit paraprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtim te kërkesës ankimore nr.32, ne seance publike ditën e Enjte, date 16.03.2023, ne orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa, theksoi se vendimi i djeshëm i Celibashit ishte tërësisht politik dhe i pabazuar në ligj.

“PD s’ka kohë për të humbur, ishte vendimmarrje politike nga komisioneri. Ne kërkojmë shqyrtimin nga KAS, të ankesës tonë, i cili të marrë në konsideratë kërkesat e PD  dhe të shfuqizojë këtë vendim, tërësisht të pabazuar në ligj”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!