Eileen Lee është një eksperte në akupresurën dhe ka treguar se mënyra të thjeshta për të lehtësuar veten kur bëhet fjalë për veshët e bllokuar.
Me siguri ju ka ndodhur kur keni ftohur të ndjeheni sikur ju janë bllokuar e gjithë koka dhe më saktë veshët. Është shumë e mundur që kjo të ndodhë për shkak të një infeksioni të sinusit dhe kollës, kur ka edhe grumbullim të lëngjeve në veshë.
Ekspertja e akupresurës Eileen Lee zbulon dy metoda për të ndihmuar në lëvizjen e këtij lëngu.
- Së pari, ju duhet të gjeni një pikë të vogël përpara veshit dhe ta shtypni atë lart e poshtë, rreth 36 herë.
- Truku i dytë bazohet në të parin. Me të dyja duart, në qafë dhe afër fundit të llapës së veshit, filloni të tërhiqni poshtë, gjithashtu 36 herë.
- Nëse veshi tjetër është i bllokuar, zbatoni të njëjtat procedura për të.
- Bëjeni këtë tri herë në ditë dhe do të ndjeni lehtësim.
- Si duket në praktikë, shikoni videon nga fillimi i tekstit./abcnews.al