Televizioni amerikan CBS ka publikuar një video të animuar të incidentit, mes dronit amerikan dhe dy avionëve luftarakë rusë mbi Detin e Zi. Simulimi tregon sesi avionët luftarakë rusë kishin kaluar pranëdronit të ushtrisë amerikane, duke i hedhur karburant sipër.
? CBS channel showed a video reenactment of how a Russian #Su27 fighter jet shot down an American #MQ9 Reaper. pic.twitter.com/pRO9tPcxM7
— KyivPost (@KyivPost) March 15, 2023
Sipas zyrtarëve amerikanë, piloti rus ka dashur të avancojë në fluturim dhe me qëllim ka hedhur karburant pranë tij, duke bërë që helika të përplasej me avionin dhe në këtë mënyrë operatorët amerikanë nuk kanë pasur zgjidhje tjetër vetëm ta rrëzojnë në Detin e Zi.
Nga ana tjetër, rusët kanë mohuar akuzat se kanë rrëzuar dronin amerikan.
Ndërkaq Pentagoni akuzon Rusinë për sjellje të papërgjegjshme të pilotëve të tyre, dhe fluturim të rrezikshëm dhe jo profesional.
/abcnews.al