Në emisionin “Lufta dhe Paqja” të gazetarit, Artur Zheji në ABC News u diskutua për ngjarjen e fundit të ndodhur në Detin e Zi, ku një dron amerikan i cili po fluturonte në një zonë ndërkombëtare u rrëzua nga avionë rus.
Të ftuarit kapiten Artur Mecollari dhe eksperti Enri Hide u shprehën se ky është një testim që rusët i kanë bërë SHBA, për të parë se di do të reagojnë, por sipas tyre mund të jetë edhe një reagim ndaj fluturimit të avionit B-52 ditën e djeshme 150 kilometra nga Shen Petersburgut.
Në lidhje me reagimet që mund të ketë SHBA, të ftuarit theksuan se reagimi do të jetë diplomatike edhe pse nuk përjashtohet një reagim me të njëjtën monedhë.
Pjesë nga biseda në studio:
Hide: Për mendimin tim përveЋse është një veprim jo presional të pilotëve rus, kemi të bëjmë me një testim.
E shikoj këtë gjë si një test për të kuptuar se sa janë të gatshëm amerikanët për reaguar për incidente që në të ardhmen mund të jenë edhe më të mëdha.
SHBA mund të reagojë në formë proteste, me anë të një rrëzimi të një droni në Detin e Zi ose me rrëzimin e një droni rus në Ukrainë.
Mos është një reagim ndaj fluturimit të B-52?
Meçollari: Ai është një acarim që mund t’i ndodhi rusëve. Opsioni dytë mund të jetë që droni i SHBA mund të ketë qenë shumë pranë kufirit rus dhe ukrainas.
Amerikanët nuk do të reagojnë ushtarakisht. Do të përbente një akt lufte në favor të Rusisë.
Ka mënyra të qeta për të reaguar. Për fat të mirë nuk kemi humbje njerëzore. Nuk ka interes askush të eskalohet situata.
Hide: Rusët e kanë shumë të qartë që nuk ia dalin me SHBA, por kërkojnë të masin SHBA-në.
Meçollari: Pse unë e përshkruj si incident? Sepse kemi veprime aktive ndaj dronit amerikan.
Hide: Mund të ketë lidhje me lëvizjen e B-52 dhe e dyta testim i reagimit.
Cili duhet të jetë reagimi i SHBA?
Meçollari: Një reagim diplomatik në nivel bilateral, ose edhe më gjerë. Ne nuk dinim pozicionin. Nëse do të ishte afër territorit rus, një nga opsionet është për të rënë dhe për të marrë teknologjinë.
Thirrja e Këshillit të Emergjencës, bëhet sepse ky mund të jetë një incident, i cili mund të përshkallëzohet nesër.
Hide: E para është në rrugë zyrtare, e dyta veprimet që lidhen me lëvizjen e droneve. Opsioni i fundit nëse rasti përsëritet është goditje e një droni rus. r.t/abcnews.al