Babai i Messit, Jorge, mbërriti sot në Riad dhe u kap “mat” në një hotel në kryeqytetin arab me dy persona afër familjes mbretërore.
Pavarësisht zërave se Al Hilal ka nxitur një afrim me futbollistin e Rosarios, e vërteta është se Leo është ambasadori i turizmit të vendit dhe pritet që në javët në vijim të udhëtojë në trojet aziatike.
Arabia rriti vlerën e markës së saj me ardhjen e Cristiano Ronaldos dhe synimi i ligës është të tërheqë edhe Messin. Por zbarkimi i tij në Riad duket i pamundur.
Vizita e Jorge në Arabi tregon se ai pritet të takohet me ministrin e Sportit për të studiuar një projekt për sportin. Një bashkëpunim mes dy palëve për të promovuar praktikën e futbollit në një zonë ku ende mungon tradita për këtë sport.
Vendi arab është kandidat për organizimin e Kupës së Botës 2030 dhe dëshiron ta lidh imazhin e tij me Messin. /G.D abcnews.al/
Burimi: Today News