Donjeta Sadiku jashtë Botërorit të Boksit, shkak u bë kushtëzimi i simboleve shtetërore

schedule12:26 - 14 Mars, 2023

schedule 12:26 - 14 Mars, 2023

Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, fituese e medaljes së bronztë e botës dhe Evropës, nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që nis sot në Neës Delhi të Indisë.

Të hënën, Ministria e Jashtme e Indisë dha dritën e glebërt për marrjen e vizës së ekipit kosovar dhe disa orë më vonë, Federatës së Boksit të Kosovës, iu kushtëzua pjesëmarrja e Donjeta Sadikut.

Organizatoi i kampionatit bëri me dije se pjesëmarrja e boksieres mund të bëhej vetëm në rast se flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoreshin në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror, si dhe pjesmarrësit e Kosovës nuk do të mbanin flamurin e tyre, qoftë edhe në veshjet e tyre.

Duke parë këto kushte nga shteti i Indisë, Federata e Boksit të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, vendosi mos të udhëtojë për në Indi.

Kjo është hera e tretë që Sadikut i mohohet pjesëmarrja në Kampionatet Botërore në Indi./ h.ll/abcnews.al